LAJMI I FUNDIT:

Vëllai dyshohet se theri për vdekje vëllain – krejt çka dihet për ngjarjen tragjike që ndodhi në kryeqytet

Vëllai dyshohet se theri për vdekje vëllain – krejt çka dihet për ngjarjen tragjike që ndodhi në kryeqytet
Foto: Ilustrim

Një rast i rëndë ka tronditur kryeqytetin të dielën mbrëma, ku një person u ther për vdekje.

Sipas raportimeve dyshohet se viktima u ther për vdekje nga vëllai tij, shkak i një mosmarrëveshje.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tirana” në Prishtinë rreth orës 20:30.


Motivet e rastit akoma nuk dihen, teksa tashmë ka nisur hetimi nga Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Me të marrë informatën policia doli menjëherë në vendngjarje.

Zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha bëri të ditur se nga informacionet fillestare kemi të bëjmë me një mosmarrëveshje mes dy personave, ku dyshohet se njëri ka goditur tjetrin me një mjet të mreshtë.

“Ekipi shëndetësore ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete”, tha Hoxha.

Ndërkaq personi që dyshohet se theri për vdekje vëllain, është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Drejtori i Emergjencës, Naser Syla mbrëmë u shpreh se i njëjti është në gjendje stabile.

“Një i lënduar me armë të ftohtë, është duke u trajtuar në QE, për momentin janë duke u kryer ekzaminimet e duhura, gjendje stabile është”, u shpreh Syla. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Zgjedhjet në Kosovë, serbët me akuza të ndërsjella për blerje votash

Zgjedhjet në Kosovë, serbët me akuza të ndërsjella për blerje votash

Lajme
Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Lajme
Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Kronika e Zezë

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Inspektorati Farmaceutik vazhdon inspektimet në barnatore, Ministria e Shëndetësisë thotë se po zbatohet vendimi për çmimet e barnave

Inspektorati Farmaceutik vazhdon inspektimet në barnatore, Ministria e Shëndetësisë thotë se po zbatohet vendimi për çmimet e barnave

Lajme
Kalo në kategori