Ish kryetari i Komunës së Podujevës Agim Veliu ka thënë se kryetari i tanishëm i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi përveç hakmarrjes politike, arrogancës së pushtetit, linçimeve publike, aferave dhe shkarkimeve të dyshimta, tashmë ka eskaluar duke përdorur edhe dhunë ndaj qytetarëve.
Veliu përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se përdorimi i dhunës nga një kryetar komune, përveç që është vepër penale, ajo paraqet një sinjal shumë të keq të abuzimit me detyrën publike.
“Për pak muaj në krye të komunës së Podujevës, përveç hakmarrjes politike, arrogancës së pushtetit, linçimeve publike, aferave dhe shkarkimeve të dyshimta, tashmë Shpejtim Bulliqi, ka eskaluar duke përdorur edhe dhunë ndaj qytetarëve. Përdorimi i dhunës nga një kryetar komune, përveç që është vepër penale, ajo paraqet një sinjal shumë të keq të abuzimit me detyrën publike”, ka shkruar Veliu.
Tutje ai thotë se sjelljet e Bulliqit janë konform sjelljes politike të partisë së tij të re “të shiritave të kuq”.
“Në vend të shërbimit ndaj qytetarëve, siç ka qenë në kulturën politike të komunës sonë, për herë të parë që nga çlirimi një kryetar komune po ushtron dhunë ndaj qytetarëve. Praktika e dhunës i takon pushtetit të kaluar i cili nuk e qeverisë më Kosovën që nga 12 qershori i vitit 1999. Sjelljet e Bulliqit janë konform sjelljes politike të partisë së tij të re ‘të shiritave të kuq’ “, ka thënë tutje ish kryetari i Podujevës.
Veliu tha se qytetarët e Podujevës nuk u janë nënshtruar asnjë pushteti dhe asnjë regjimi.
“Për Shpejtim Bulliqin dhe partinë e tij, çdo kush që nuk mendon si ata dhe nuk iu nënshtrohet mendësisë së tyre politike majtiste-bolshevike, ai është ‘tradhtar’ ose ‘armik’ i tyre dhe luftohet me çdo mjet. Ngjashëm ndodhi edhe me qytetarin e komunës sonë, i cili ishte pre e dhunës nga Bulliqi. Qytetarët e Podujevës nuk u janë nënshtruar asnjë pushteti dhe asnjë regjimi. Kështu do të ndodhë edhe më 14 shkurt, kur llapjanët me votën e tyre të lirë, do të dënojnë dhunuesit e kuq dhe do ta kthejnë besimin tek Lidhja Demokratike e Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera, Agim Veliu. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë