LAJMI I FUNDIT:

Veliu: Qytetarët e Republikës së Kosovës të qëndrojnë sa më larg armëve ilegale dhe dhunës

Veliu: Qytetarët e Republikës së Kosovës të qëndrojnë sa më larg armëve ilegale dhe dhunës

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt takimi i tretë lokal koordinues për implementimin e Udhërrëfyesit për një zgjidhje të qëndrueshme të armëmbajtjes pa leje dhe trafikimit të armëve të vogla dhe të lehta dhe municioneve të tyre në Ballkanin Perëndimor.

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, në cilësinë e koordinatorit nacional për kontrollin e armëve të lehta dhe kontrollin e eksplozivëve, tha se MPB është e interesuar që ta implementojë udhërrëfyesin në përpikëri dhe ta zbatojë planin e veprimit të Strategjisë.

“Ne mburremi me sukseset dhe profesionalizmin e Pikës së Kontaktit për Armë (FFP) në kuadër të Policisë së Kosovës, e cila në mënyrë brilante kryen detyrat dhe angazhimet në fushën e shkëmbimit të informatave, në kohë reale, me institucionet kompetente, gjurmimin kombëtar dhe ndërkombëtar, prodhimin e raporteve si dhe produkteve inteligjente në fushën e kontrollit të armëve të vogla dhe të lehta. Pika e Kontaktit për Armë shërben edhe si një praktikë shumë e mirë në rajon”, tha ministri Veliu.


Ai falënderoi donatorët dhe partnerët për kontributin e tyre bujar, në veçanti Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë dhe Francës, UNDP-në në Kosovë si dhe SEESAC, për përkrahje të vazhdueshme në këtë fushë, por edhe për këshillat profesionale dhe përkrahjen teknike.

Me qëllim të avancimit të mëtejshëm të punëve dhe angazhimeve në fushën e kontrollit dhe minimizimit të armëve ilegale, ministri Veliu kërkoi përkrahjen e mëtejmë të tyre edhe në fushën e luftimit të armëve ilegale në aspektin e hetimeve policore.

Gjithashtu, ministri Veliu u bëri apel qytetarëve të Republikës së Kosovës të qëndrojnë sa më larg armëve ilegale dhe dhunës në përgjithësi, për një Kosovë dhe një rajon më të sigurt. /Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë
Krasniqi i prerë: Nuk shkojmë në koalicion me Vetëvendosjen

Krasniqi i prerë: Nuk shkojmë në koalicion me Vetëvendosjen

Politikë
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Drejtësi
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme
Kalo në kategori