LAJMI I FUNDIT:

​Veliu: Na duhen edhe më shumë se 300 zjarrfikës, jemi larg standardeve të kërkuara

​Veliu: Na duhen edhe më shumë se 300 zjarrfikës, jemi larg standardeve të kërkuara

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Agim Veliu theksoi se Kosova ka nevojë që të punësojë më shumë se 300 zjarrfikës, që të arrijë standardin minimal, meqë sipas tij, komunat kanë numër të paktë të tyre dhe se janë larg standardeve të kërkuara.

Veliu gjatë vizitës në Gjilan tha se sot kanë diskutuar me kryetarin Lutfi Haziri për reformat në administratë publike dhe për masat që duhet të merren para fillimit të vitit të ri shkollor.

“Diskutuam edhe për çështjen e stacionit policor në Gjilan. Sepse ju e dini që janë disa pengesa për sa i takon atij rrjeti. Dhe ne u dakorduam që të punojmë bashkërisht që sa më shpejt policisë regjionale në  Gjilan t’iu sigurohen hapësira të nevojshme për punë dhe besoj që me parashikimet e buxhetit të vitit të ardhshëm këtë çështje do ta rregullojmë. Po ashtu e diskutuam edhe organizimin e gjitha mekanizmave edhe në kuadër të qeverisë së Kosovës, edhe në nivel të komunës për fillimin e vitit të ri shkollor. Sepse me fillimin e vitit të ri shkollor do të rriten edhe lëvizjet, qarkullimet e njerëzve dhe mundësitë e përhapjes së COVID-19. Por me masat që u prezantuan në qendrën operative të komunës së Gjilanit unë besoj që do të kemi një fillim të mirë të vitit të ri shkollor”, është shprehur Veliu.


Ai ka folur edhe për rriten e numrit të zjarrfikësve, meqë siç tha Veliu, Kosova ka nevojë edhe për më tepër se 300.

“Unë sigurisht do ta procedojë edhe në Qeverinë e Kosovës, sepse vendimi për shtimin e numrit të punëtorëve, duhet të jetë vendim i qeverisë. Besoj që qeveria do të ketë mirëkuptim për këtë numër në komunën e Gjilanit. Por Brigadat e Zjarrfikësve janë me numër të paktë edhe në komunat tjera sepse janë larg standardeve të kërkuara sa i takon numrit të banorëve edhe hapësirave territoriale që i mbulojnë në secilën komunë. Na nevojiten edhe më tepër se 300 zjarrfikës të punësojmë që të arrijmë standardin minimal”, ka deklaruar Veliu.

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Lajme
41 shkrime, 67 pjesëmarrës - përmbyllet projekti në fushën e gazetarisë Mobile Journalism, ndahen çmimet kryesore

41 shkrime, 67 pjesëmarrës - përmbyllet projekti në fushën e gazetarisë Mobile Journalism, ndahen çmimet kryesore

Lajme
Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Lajme
Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën- ka pasur luhatje

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën- ka pasur luhatje

Drejtësi
Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën

Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën "jofunksionale"

Siguri
Kalo në kategori