LAJMI I FUNDIT:

Veliu, grumbulluesve të mjedrës: Mos luani me djersën kultivuesve llapjanë

Veliu, grumbulluesve të mjedrës: Mos luani me djersën kultivuesve llapjanë

Kryetari i Komunës së Podujevës, AgimVeliu, u bën thirrje grumbulluesve të mjedrës në Komunën e Podujevës që të mos luajnë me mundin dhe djersën e kultivuesve të vyeshëm llapjanë, duke ulur përtokë çmimin e mjedrës.

Pas një numri të madh të ankesave, të cilat ditët e fundit kanë ardhur në adresën e Kryetarit të Podujevës nga kultivuesit e mjedrës për lojën me çmimin e këtij prodhimi, kryetari Veliu u bën apel pikave të grumbullimit të mjedrës që mos të luajnë me çmimin e mjedrës, ngase kjo kulturë është shëndërruar në elementin kryesorë të zhvillimit ekonomik dhe të punësimit të qytetarëve të Komunës së Podujevës.

“Kjo kulturë është krenari dhe brend i këtij qyteti, ngase falë punës për kultivimin e saj shumë familje po i sigurojnë të ardhurat me të cilat mbajnë familjet e tyre, dhe po angazhojnë shumë punëtorë sezonal, prandaj si e tillë kjo veprimtari meriton të trajtohet me dinjitet”, thotë kryetari Veliu.


“Ju rikujtojmë edhe njëherë se këto plantacione dhe këtë brend e kemi krijuar me mund në bashkëpunim të shkëlqyeshem me kultivuesit llapjanë, andaj në asnjë formë nuk do të lejojmë të nëpërkëmbet puna e tyre”.

“Në rast se pikat e grumbullimit nuk ofrojnë kushtë më të mira për kultivuesit llapjanë, ne do të kërkojmë forma dhe mundësi tjera për plasimin në treg të mjedrrës së llapit me trajtimin dhe çmimin e merituar”, thotë Veliu

Veliu zotohet se Komuna e Podujevës edhe sivjet, sikurse vitet e tjera do t’i subvencionojë fermerët llapjanë me fidan mjedre./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Ekonomi
Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Ekonomi
EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Ekonomi
Tregtarët shtrenjtuan produktet për Ramazan

Tregtarët shtrenjtuan produktet për Ramazan

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Kalo në kategori