Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu dhe ai i Infrastrukturës, Arban Abrashi, kanë vizituar Komunën e Istogut, me ç’rast janë njohur me problemet që po e përcjellin këtë komunë.
Pas takimit që patën me kryetarin e Komunës, para mediave u tha se pandemia COVID-19, administrata publike dhe projektet infrastrukturore ishin temat kryesore që u trajtuan.
Nikoqiri, Haki Rugova, duke falënderuar bashkëpartiakët për vizitën e bërë, tha se u dakorduan që problemet me pandeminë COVID-19 të jenë ndër prioritetet e tyre.
Por tha se u trajtuan edhe tema të tjera në interes të qytetarëve.
“Biseduam gjerë e gjatë për problemet rreth pandeminë Covid-19, ku MPB ka një rol të veçantë. Angazhimi ynë i përbashkët është në kuadër të shtabeve emergjente në mënyrë që sa më lehtë dhe sa më mirë dhe lehtë ta kalojmë këtë situatë që e ka kapluar tërë botën. Kemi biseduar edhe për problemet të tjera që ndërlidhen me administratë publike dhe ministri Veliu e dha premtimin e vet që problemet që i kemi shume shpejt të tejkalohen. Sigurisht që edhe në infrastrukturë kemi disa marrëveshje të nënshkruara me ministrin Abrashi për projekte në infrastrukturë në komunën e Istogut dhe janë disa të tjera që do të fillojnë shumë shpejt. Jam i sigurt që me një bashkëpunim të mirë do t’i tejkalojmë”, tha ai.
Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, tha se menjëherë pas aktivizimit të planit të reagimit kombëtar, ka filluar një cikël të vizitave nëpër komuna dhe kjo është vizita e parë, ku do të njoftohet se si po zbatohen masat sa i takon pandemisë COVID-19.
“Unë jam i kënaqur me atë se çfarë dëgjova nga kryetari. Numrin e të prekurve që ende po mbahet nën kontroll në komunën e Istogut, por edhe me masat që komuna bashkërisht me inspeksionin dhe policinë po i ndërmarrin në zbatim të masave ndaj Covid-19. Po ashtu diskutuam edhe çështje që ndërlidhen me MPB-në, sepse administrata publike është në kuadër të MPB-së dhe si pasojë e pakos së ligjeve të administratës publike disa çështje kanë mbetur ende të pa definuara dhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ne po punojmë që ato ligje që janë në fuqi t’i plotësojmë edhe me akte të tjera nënligjore në mënyrë që të definojmë çështjen e funksionimit të Administratës Publike në tërësi dhe çështjen e pranimit të punëtorëve të rinj”, tha ai.
E ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi dha një lajm të mirë për istogasit. Ai tha se shumë shpejt do të nisin dy projekte madhore infrastrkutorore.
“Diskutuam për çështje të projekteve të ndryshme infrastrukturore që përfshijnë edhe ndërhyrjen e brendshme të qytetit, por edhe disa fshatra. Por gjithsesi edhe projekte me afatgjate që e fuqizojnë Istogun në këtë pjesë të Kosovës, duke nxitur më shumë edhe zhvillimin ekonomik dhe punësimin. Dy projekte më madhore që i diskutuam sot që do të fillojnë shumë shpejt janë rruga që lidh Istogun me Bjeshkët e Moknës dhe kjo do të lidhë më afër bjeshkën me Istogun që do të ndikojë në zhvillimin ekonomik. Dhe projekti i dytë madhor do të jetë një lidhje më e shpejtë e Istogut me rrugën Pejë-Prishtinë dhe kyçje në autostrada”, tha ai.
Komunën e Istogut gjatë ditës pritet ta vizitojë edhe ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, ndërsa Veliu së bashku me Abrashin vizituan edhe Komunën e Pejës. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?