LAJMI I FUNDIT:

Vela e Sejdiu nga Presidenca, Dalipi nga ZKM dhe Gjini nga AAK marrin pjesë në takimin për Asociacionin

Vela e Sejdiu nga Presidenca, Dalipi nga ZKM dhe Gjini nga AAK marrin pjesë në takimin për Asociacionin

Të martën në mesditë pritet të mbahet një takim ku do të diskutohet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërsa të ftuar janë zyrtarë nga Presidenca, zyrtarë qeveritarë, liderë partiakë, diplomatë dhe anëtarë të shoqërisë civile.

Nga Presidenca është konfirmuar që do të shkojnë në këtë takim, shefi i kabinetit të presidencës, Blerim Vela dhe Bekim Sejdiu, ekspert i jashtëm i BPRG-së.

Nga zyra e kryeministrit do të marr pjesë shefi i kabinetit, Luan Dalipi, po ashtu edhe zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilia Rexhepi, raporton Telegrafi.


Nga Qeveria do të marrin pjesë edhe disa ministra. Telegrafi mëson se nga Qeveria janë ftuar edhe ministrja Donika Gërvalla, ministri Arben Vitia, ministrja Arbërie  Nagavci, pastaj ministrat Elbert Krasniqi, Fikrim Damka, Nenad Rashiq.

Ambasada amerikane mban takim për Asociacionin e komunave me shumicë serbe – kush do të marr pjesë?
Lexo po ashtu Ambasada amerikane mban takim për Asociacionin e komunave me shumicë serbe – kush do të marr pjesë?

Ndërsa nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë konfirmuar për Telegrafin se do të marrë pjesë nënkryetari i kësaj partie Ardian Gjini.

Nga PDK, siç merr vesh Telegrafi në takim do të jetë, Bernard Nikaj.

Ndërkaq, LVV, dhe LDK deri më tani nuk kanë treguar se kush do të jenë përfaqësuesit e tyre në këtë takim. Gjithashtu në takimin e Ambasadës për Asociacionin do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga shoqëria civile.

Ndryshe, Kosova dhe Serbia, në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, kanë arritur dy marrëveshje sa i përket Asociacionit, një më 2013 dhe një më 2015.

Më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti se Marrëveshja mbi parimet për themelimin e Asociacionit, nuk ishte në harmoni të plotë me Kushtetutën, por që nenet mund të harmonizohen.

Ndërkaq, të hënën një draft-statut është publikuar nga organizata gjermane, Friedrich-Ebert-Stiftung (FES), ku parashihet që Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë të formohet në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu: Kurti asnjëherë nuk ka refuzuar që të japë dëshminë e tij, por i ka ftuar prokurorët që t’i shkojnë në zyrë

Haxhiu: Kurti asnjëherë nuk ka refuzuar që të japë dëshminë e tij, por i ka ftuar prokurorët që t’i shkojnë në zyrë

Lajme
Operacion i policisë në Pejë, zbulohet kultivim i hashashit nën tokë

Operacion i policisë në Pejë, zbulohet kultivim i hashashit nën tokë

Kronika e Zezë
Taravari: Nëse Kosovës i merret një copë tokë mund të jetë shkak i fillimit të një konflikti të madh

Taravari: Nëse Kosovës i merret një copë tokë mund të jetë shkak i fillimit të një konflikti të madh

Politikë
Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit: Në Zvicër familjet shpenzojnë 2.95% të pagës për energji elektrike, kurse në Kosovë 14.9%

Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit: Në Zvicër familjet shpenzojnë 2.95% të pagës për energji elektrike, kurse në Kosovë 14.9%

Lajme
Kurti: Qytetarët presin nga ne që të përmbushim obligimin për formimin e legjislaturës së nëntë si fitues të zgjedhjeve

Kurti: Qytetarët presin nga ne që të përmbushim obligimin për formimin e legjislaturës së nëntë si fitues të zgjedhjeve

Lajme
Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

Lajme
Kalo në kategori