LAJMI I FUNDIT:

Vela e quan Vuçiqin “profiter lufte”: Më 1999 i siguroi vetes banesë në qendër të Beogradit

Vela e quan Vuçiqin “profiter lufte”: Më 1999 i siguroi vetes banesë në qendër të Beogradit

Blerim Vela, shef i Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e ka quajtur “profiter të mirë të luftës” presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas tij, kreu i shtetit serb në vitin 1999 i ka siguruar vetës një apartament në qendër të Beogradit, ndërsa ka shtuat se “fytyra e vërtetë e Vuçiqit është ajo e një njeriu që po përjeton krizë të moshës së mesme dhe që përpiqet të kompensojë në mënyrë të tepruar kredencialet që i mungojnë”.

"Makarona, qumësht e patate" - të gjithë po qeshin me paraqitjen e fundit televizive të Vuçiqit
Lexo po ashtu "Makarona, qumësht e patate" - të gjithë po qeshin me paraqitjen e fundit televizive të Vuçiqit

Këto deklarime Vela i ka bërë në platformën “X”, teksa ka komentuar konferencën për media të Vuçiqit të mbajtur të premten, ku i njëjti duke iu drejtuar qytetarëve lidhur me çmimet e ushqimeve bazë, ka pasur një paraqitje aspak të pazakontë. Në fillim ai ka bërë të ditur se është arritur marrëveshje me prodhuesit dhe tregtarët që nga e mërkura të ulen çmimet në dyqane për 20 produkte ushqimore bazë. Përpara tij qëndronte një shportë e mbushur me ushqimet e përmendura, nga të cilat ai nxirrte një nga një, duke lexuar çmimet aktuale dhe të ardhshme, të cilat do të jenë dukshëm më të ulëta.


“Retorika nacionaliste dhe ambiciet hegjemoniste të Vuçiqit janë kompensim për kohën kur ai ishte në moshën e ‘shërbimit ushtarak’, por megjithatë humbi të gjithë ‘aksionin’ kur Serbia zhvilloi tri luftëra në vitet 1990. Në atë kohë, ai u tregua një profiter i mirë i luftës. Në vitin 1999, ai i siguroi vetes një apartament në qendër të Beogradit”, ka shkruar Vela.

Ai në fund ka shtuar se “kur Vuçiq do të dështojë, Serbia do të çlirohet nga ëndrrat e rreme dhe më në fund Serbia do të përqafojë vlerat evropiane të demokracisë dhe respektit”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Shëndetësi
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori