Ndeshja gjysmëfinales mes Trabzonsport dhe Fenerbahce është mbyllur me fitoren e vendasve me rezultat 2-1.

Golin e vetëm për kanarinat e verdha e shënoi sulmuesi shqiptar, Vedat Muriqi.


Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa me të filluar pjesa e dytë, Alexander Sorloth, shënoi për 1-0.

88166260 3016236321768192 6385616835772940288 o

Filip Novak ngriti epërsinë e Trabzonit në 2-0.

Ishte sulmues shqiptar Muriqi që shënoi me kokë duke e ngushtuar epërsinë e vendasve në 2-1.

25-vjeçari nga Prizreni realizoi në minutën e 83-të, duke e mbajtur Fenerin në lojë për kalim në finale.

Ndeshja kthyese zhvillohet me 21 prill në stadiumin e Fenerbahces. /Telegrafi/

telegrafi sport app