Vedat Muriqi nuk ka të ndalur, shënon gol në udhëtim te lideri Basaksehir

Vedat Muriqi po përjeton një formë të lartë këtë sezon si me Përfaqësuesen e Kosovës ashtu edhe me ekipin turk Rizespor.
Sulmuesi i Kosovës, Muriqi e ka gjetur golin edhe në pasditen e sotme (e diel) në Superligën e Turqisë.
Prizrenasi shtatlartë ka shënuar gol në barazimi 1-1 të Rizesporit në udhëtim te lideri Istanbul Basaksehir.
Muriqi shënoi golin e parë të ndeshjes duke e kaluar ekipin e tij në epërsi në minutën e 62-të të ndeshjes.
Ky gol i Muriqit erdhi pas një goditje të mirë dhe të saktë me të majtën.
Me këtë gol, ylli i Kosovës arrin në kuotën e 13 golave këtë sezon në Superligën e Turqisë, teksa ka edhe shtatë asistime. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































