Vedat Muriqi ishte në qendër të kritikave nga tifozë të shumtë të Kosovës, shkak mungesa e tij në ndeshjen vendimtare ndaj Maqedonisë së Veriut, ku pësuam humbje me rezultat 2-1.

Sulmuesi prizrenas ishte akuzuar se i mungoi dëshira dhe vullneti për të luajtur në ndeshjen më të rëndësishme të “Dardanëve”, derisa u shigjetua për mungesën e tij gati një vjeçare te Kosova.


Anëtari më i ri i Lazios ka reaguar përmes një publikimi në llogaritë e tij në rrjetet sociale, teksa ka sqaruar arsyet e mungesës së tij.

muriqi

Muriq ka bërë të ditur për vështirësitë që ka patur tani e një kohë të gjatë, duke nisur nga lëndimi që e la jashtë fushës për gati një muaj, si dhe infektimi me COVID-19.

Në fund Muriqi shtoi se beson në sukseset e Kosovës dhe së shpejti do të vijnë ato.

Për ta ndjekur mesazhin e plotë të Muriqit vazhdo dhe lexo publikimin e plotë të tij:

121211281 3417328351662225 2355396163189407709 o

121142795 3417328348328892 7609525166572615036 o

/Telegrafi/

telegrafi sport app