LAJMI I FUNDIT:

Vedat Muriqi, mungesa e madhe e Kosovës për ndeshjet me Moldavinë dhe Greqinë – FFK jep shpjegime për situatën

Vedat Muriqi, mungesa e madhe e Kosovës për ndeshjet me Moldavinë dhe Greqinë – FFK jep shpjegime për situatën
Vedat Muriqi (Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

‘Dardanët’ më 3 shtator përballën me Moldavinë, në sfidën që do të zhvillohet në Itali, ndërsa më 6 shtator, në ‘Fadil Vokrri’ presin Greqinë.

Edhe kjo ndeshje ka gjasa të zhvillohet në Itali, shkaku i COVID-19 dhe këtë e ka pranuar kryetari i FFK-së, Agim Ademi.

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes ka publikuar listën për këto ndeshje, ku shihet mungesa e dy yjeve, Vedat Muriqi i Fenerbaçes dhe Edon Zhegrova i Genkut.


Ndihmësi i Bernard Challandes, Muharrem Sahiti, ka folur për mungesën e Muriqit, ndërsa ka dhënë sqarime edhe për Edon Zhegrovën.

Vedat Muriqi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

“Na ka ardhur konfirmimi zyrtar nga Fenerbahçe se Vedati është i lënduar. Edon Zhegrova do të jetë i grumbulluar, por përfshirja në listë varet nga përgatitja fizike”, ka thënë Muharrem Sahiti për Zeri.info.

Kosova është pjesë e Ligës C dhe bën pjesë në grupin 3 bashkë me Slloveninë, Greqinë dhe Moldavinë.

Edon Zhegrova (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Kosova përballet me Maqedoninë e Veriut në gjysmëfinale të play-off’t në tetor dhe, nëse e fiton atë takim, luan me Bjellorusinë apo Gjeorgjinë që finalen e madhe për pjesëmarrje në Euro 2020, i cili do të mbahet verën e ardhshme.

Në trend Sport

Më shumë
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona po synon të mbyllë sot shitjen e Vitor Roques për 25 milionë euro

Barcelona po synon të mbyllë sot shitjen e Vitor Roques për 25 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori