Mallorca mori një fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Espanyolit me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 28-të në elitën e futbollit spanjoll.
Ky triumf i ka mundësuar atyre që të vazhdojnë të ëndërrojnë për një pozitë që dërgon në garat evropiane sezonin e ardhshëm.
Protagonisti kryesor në këtë takim ishte sulmuesi kosovar Vedat Muriqi, i cili i bëri të gjitha në këtë takim.
Ylli dardan fillimisht shënoi autogol në minutën e 53-të për t’i dhënë epërsinë prej 1-0 mysafirëve.
Own goal by Vedat Muriqi. Unlucky.
pic.twitter.com/vOmSJq2Oct— Kosovar Football 🇽🇰 (@KosovarFootball) March 15, 2025
Ai pati një mundësi për ta përmirësuar gabimin e tij në minutën e 62-të, por dështoi të shënonte nga penalltia.
Megjithatë, kjo duket se ishte ditë me fat për 30-vjeçarin, pasi ai realizoi gol në minutën e 97-të për t’i dhënë fitoren me rezultat 2-1 ekipit të Mallorcas.
🇪🇸 Vedat Muriqi goal from penalty spot to give Mallorca the win against Espanyol. #LaLiga 🇽🇰🏴☠️
pic.twitter.com/324kU9iPLa— Kosovan Football 🇽🇰 (@kosovanfooty_EN) March 15, 2025
Për paraqitjen që pati në këtë ndeshje Muriqi u vlerësua me notën 7.0 nga Sofascore.
Përveç golit të shënuar ai pati edhe tri gjuajtje në drejtim të portës, dy gjuajtje të bllokuara dhe një driblim të kompletuar.
Muriqi kompletoi 15 pasime gjithsej në këtë ndeshje, teksa fitoi tri duele me kundërshtarët.
Me këtë gol të realizuar ai tashmë ka shkuar në kuotën e e shtatë golave të realizuar pas 23 ndeshjeve në kampionat, teksa ka edhe dy asistime./Telegrafi/