Me 8 shkurt, ligjvënësi i Kontesë Westchester, shqiptaro-amerikani Vedat Gashi ka regjistruar zyrtarisht kandidaturën e tij për Kongresin Amerikan.
Ai ka paraqitur dokumentet e nevojshme në Komisionin Federal të Zgjedhjeve duke hedhur hapin e parë për të sfiduar kongresistin e Distriktit 16, Jamaal Bowman në zgjedhjet paraprake të Partisë Demokrate në 23 qershor.
Kjo është zona që ka përfaqësuar në Kongres për vite me radhë kongresisti i njohur Eliot Engel, themelues dhe bashkëkryetar i Kaukusit të Çështjeve Shqiptare në Dhomën e Përfaqësuesve.
Një nga miqtë më të mëdhenj të shqiptarëve në Washington, Engel luajti veçanërisht një rol të madh në lobimin për Kosovën.
Ai humbi në 2020 garën brenda partisë përballë një “të panjohuri” duke lënë Kongresin pas më shumë se 30 viteve punë.
Tani është Bowman që do t’i duhet të ruajë postin e tij në Kongres dhe sfiduesi i parë do të jetë një shqiptaro-amerikan.
Vedat Gashi, ka lindur në Kosovë dhe është vendosur me familjen në SHBA kur ishte vetëm 4-vjeç në 1982.
Ai ka jetuar në Bronx dhe më vonë në Yorktoën ku edhe është rritur e jeton edhe sot e kësaj dite.
I zgjedhur dy herë radhazi në Bordin e Ligjvënësve në Westchester, një zonë në veri të qytetit të New York-ut, ai është pjesë e një brezi të ri shqiptaro-amerikanësh që po provojnë me sukses fatin e tyre në politikë.
Zgjedhja e tij në Kongres do të ishte një ngjarje e jashtëzakonshme për shqiptarët. Do të kishte edhe vlerë të madhe simbolike e emocionale nëse vendin e Eliot Engelit që bëri aq shumë për lirinë e Kosovës ta zinte një shqiptar i lindur në Kosovë.
Nëse ka nismë politike që komuniteti ynë duhet ta mbështesë me të gjitha mjetet është kjo kandidaturë e Vedat Gashit për Kongresin Amerikan, njofton Illyria.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës