Vedat Bajrami është banori më i ri që i është bashkuar shtëpisë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP.

Ai fillimisht u ul në karrigen e Olti Currit, në rolin e opinionistit, e që më pas u kumtua lajmi se do të futet brenda.


I njëjti tashmë shquhet për humorin dhe mënyrën se si i interpreton gjërat, meqenëse prej shumë vitesh ka qenë i përfshirë në skeçe të ndryshme.

Screenshot 9 28 Foto: Screenshot/YouTube

Aktori, i cili u bë i famshëm nga grupi “Stupcat”, ka rikthyer një nga rolet ikonike të tij, atë të Gixhës.

Ndërsa ndodhej në oborrin e shtëpisë, banorët e tjerë që ishin me të shpërthyen në të qeshura.

Screenshot 10 28 Foto: Screenshot/YouTube

Konkurrentët e tjerë e kanë parë Bajramin si një personazh që do të gjallërojë shtëpinë e do të dhurojë shou.

Ndërsa, Ganimete Abazi - Ganja ishte banorja e fundit që u eliminua nga gara për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh. /Telegrafi/