LAJMI I FUNDIT:

Veçoria me komunikim satelitor e iPhone 14 do të lansohet këtë muaj edhe në gjashtë vende të tjera

Veçoria me komunikim satelitor e iPhone 14 do të lansohet këtë muaj edhe në gjashtë vende të tjera

Apple do të zgjerojë veçorinë e Emergjencës SOS që funksionon me satelit në gjashtë vende të reja brenda këtij muaji.

Kjo veçori që funksionon me satelit mund të ndihmojë përdoruesit të lidhen me shërbimet e urgjencës kur dikush nuk ka qasje në internet apo edhe valë të tjera.

Nëse përdoruesit telefonojnë ose dërgojnë mesazhe tek shërbimet e urgjencës dhe nuk mund të lidhen pasi janë jashtë gamës së mbulimit celular dhe Wi-Fi, iPhone-i përpiqet të lidhë përdoruesin me shërbimet e urgjencës nëpërmjet satelitit.


Përdoruesit mund ta përdorin veçorinë Emergjenca SOS përmes satelitit në modelet iPhone 14 dhe iPhone 14 Pro me softuerin iOS 16.1 ose më të fundit.

Ky funksion u lansua për herë të parë vetëm në SHBA dhe Kanada. Kompania me bazë në Cupertino më pas e zgjeroi atë në Mbretërinë e Bashkuar, Francë, Gjermani dhe Irlandë.

Kompania tha se do ta zgjerojë këtë veçori për përdoruesit në Austri, Belgjikë, Itali, Luksemburg, Holandë dhe Portugali këtë muaj, në një njoftim për shtyp duke njoftuar lansimin e iPhone 14 dhe iPhone 14 Plus në një variant të ri të ngjyrës së verdhë.

Emergjenca SOS nëpërmjet satelitit i lejon përdoruesit jashtë mbulimit celular ose Wi-Fi të komunikojnë me shërbimet e urgjencës dhe mund të përdoret gjithashtu për të gjetur vendndodhjen tuaj dhe për ta ndarë atë me miqtë dhe familjen duke përdorur aplikacionin Find My. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Starlink vazhdon të dominojë hapësirën - Musk ka lëshuar më shumë satelitë sesa të gjithë konkurrentët e tij së bashku

Starlink vazhdon të dominojë hapësirën - Musk ka lëshuar më shumë satelitë sesa të gjithë konkurrentët e tij së bashku

Teknologji
Skenari si nga filmi Terminator çdo herë e më afër realitetit

Skenari si nga filmi Terminator çdo herë e më afër realitetit

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Prezantohet telefoni më i hollë i palosshëm në botë

Prezantohet telefoni më i hollë i palosshëm në botë

Teknologji
Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Teknologji
Paralajmërim për të gjithë përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Microsoft

Paralajmërim për të gjithë përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Microsoft

Teknologji
Kalo në kategori