E keni parë shumë rrallë në daljet publike me këtë byzylyk pasi rëndësia e saj ka qenë krejt e veçantë.

Princesha e ndjerë ka ka marrë këtë dhuratë të artë (jo vetëm nga rëndesia por edhe vlera) nga Princ Charles, i cili për 10 vjet, çdo përvjetor i shtonte një stoli shtesë byzylykut, secila me një kujtim nga pas.


Në të ka një miniaturë të katedrales ku ata u martuan, këpucë baleti që Diana dëshironte shumë, një ari madje edhe një mollë e një derr (për këtë të fundit mediat britanike thone se do ketë qenë një shaka mes tyre).

Veçantia janë padyshim gërmat H dhe W, të emrave të fëmijëve kur ata erdhën në jetë.

Diana mbetet ikonë në Britani të Madhe edhe 20 vjet pas vdekjes së saj në një aksident në Paris. /inTV/Telegrafi/

diana 1

diana 2