Në bazë të hulumtimit të Mendimit të ri politik serb (Nova srpska politicka misao) 87.2 për qind e qytetarëve të Serbisë janë kundër hyrjes së Serbisë në NATO, ndërsa 82.1 për qind janë kundër vendosjes së sanksioneve kundër Rusisë.
“Mbështetja për hyrjen e Serbisë në NATO është në nivelin më të ulët historik prej 5.4 për qind, dhe vetëm 6.9 për qind e të anketuarve besojnë se Rusisë duhet t’i vendosen sanksione, tha Gjorgje Vukadinoviq, për mediat serbe, duke prezantuar hulumtimin e Mendimit të ri politik serb “BE, Rusia, Kosova dhe Metohija, sanksionet dhe orientimet strategjike”.
Në pyetjen nëse duhet njohur Kosovën në këmbim të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, 5.1 për qind mendojnë se duhet, ndërsa 84.7 për qind e të anketuarve mendojnë se nuk duhet bërë.
Vukadinoviq shpjegoi se ka pasur disa ndryshime për sa i përket mbështetjes së integrimeve evropiane dhe anëtarësimit të Serbisë në BE, por mbetet që BE-ja ka 20 për qind të “mbështetësve të fortë”, rreth 35 për qind të “kundërshtarëve të ashpër”, ndërsa pjesa tjetër e qytetarëve manovrojnë mes “po” dhe “jo”, kështu që aktualisht 41.8 për qind e qytetarëve e mbështesin rrugën evropiane të Serbisë, ndërsa 43.4 për qind e kundërshtojnë atë.
“Çështja e BE-së është një çështje që ndan jo në mënyrë agresive apo luftarake, jo si me thikë, por në kuptimin e numrave dhe shumica nuk është e vendosur në atë qëndrim. Mendoj se qeveria ka hapësirë, dëshirë dhe synime për të manipuluar këto gjetje. Çështja varet shumë nga atmosfera që po krijohet në media, mund të varet nga një deklaratë e Aleksandar Vuçiqit, sidomos ka hezitim tek votuesit e Partisë Progresive Serbe”, tha Vukadinoviq, transmeton Telegrafi.
Kur bëhet fjalë për konfliktin ruso-ukrainas, vetëm 8,6 për qind e qytetarëve thonë se nuk i ndjekin ngjarjet, 43,1 për qind i ndjekin rregullisht dhe pjesërisht 48,3 për qind e qytetarëve.
Si fajtorin kryesor për konfliktin, serbët e shohin NATO-n (68.7 për qind), Ukrainën (7.4 për qind) dhe vetëm në vendin e tretë Rusinë (5.6 për qind), ndërsa 49 për qind e të anketuarve besojnë se Rusia ka të drejtë, 6.1 për qind mendojnë se Ukraina ka të drejtë, kurse 20.9 për qind mendojnë se askush nuk ka të drejtë.
Jankoviq tha se gjithnjë e më shumë po shihet se Bashkimi Evropian nuk po i ofron asgjë Serbisë, por se Serbisë vetëm po i kërkohet dhe se qytetarët e kanë hetuar këtë.
Rezultatet e këtij hulumtimi shkojnë në favor të gjitha partive pro-ruse që janë dyshuese ndaj BE-së dhe shprehimisht kundër hyrjes së Serbisë në NATO. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje