Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:15 në Spitalin Rajonal në veri të Mitrovicës, ku një pacient ka humbur jetën pasi që dyshohet se është hedhë nga kati i tretë i spitalit.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për veriun, Veton Elshani.


“Rasti është duke u trajtuar si vdekje e dyshimtë, dyshohet se është hedhur nga kati i tretë i ndërtesës së spitalit”, tha Elshani.

Më tej ai shtoi se vdekjen e pacientit e ka konstatuat mjeku në vendin e ngjarjes.

“Trupi i pajetë është dërgu në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, tha Elshani. /Telegrafi/