Një grua ka vdekur nga ngufatja për shkak të zjarrit që kaploi një banesë në lagjen ''Gjorçe Petrov'' në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zjarrfikësit e Bashkisë së Shkupit kanë pohuar për agjencinë e lajmeve AIM se pesë automjete zjarrfikëse kanë intervenuar për ta shuar zjarrin.


Policia ka konfirmuar identitetin e gruas së vdekur, pra bëhet fjalë për J.A (55). Shkaqet e zjarrfikësit do të analizohen dhe vërtetohen./Telegrafi/