Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve ka bërë të ditur se në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ka ndërruar jetë i burgosuri A.F.
SHKK-ja tha se i ndjeri po trajtohej për një kohë të gjatë në Stacionarin Shëndetësor të Qendrës së Paraburgimit Gjilan për probleme kardiologjike paraprake.
Ai kishte të vendosura stenta dhe ishte nën mbikëqyrjen e kardiologëve, duke u trajtuar sipas rekomandimeve të tyre.
Në njoftim po ashtu thuhet se organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat ligjore të nevojshme, ndërsa autopsia do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.