Në moshën 88-vjeçare, mbrëmë ka vdekur një prej poetëve më të mëdhenj të Malit të Zi të shekullit XX, Jevrem Bërkoviq.
Brkoviq lindi në fshatin Piper më 23 dhjetor 1933, ku ka mbaruar shkollën fillore. Gjimnazin e kreu në Titograd (Podgorica e sotme) dhe në Sarajevë ku e përfundoi edhe Shkollën e Lartë të Gazetarisë. Poezitë e para i ka botuar në gazetën “Pobjeda”, “Zora” dhe “Nin”. Është fitues i një serie çmimesh në hapësirat e ish-Jugosllavisë. Ndërsa, është nderuar disa herë edhe në Kosovë: më 2005 me çmimin “Kepi i shpresës së mirë”, më 2013 me çmimin “Teuta”, e më 2015 me çmimin “Ali Podrimja”.
Bërkoviq, ishte një nga malazezët e rrallë që pranonte se ka origjinë shqiptare. Ai madje ka nxitur reagime të mëdha në Serbi kur ka thënë se Millosh Obiliqi dhe Karagjorgjët janë shqiptarë.
“Milloshi ishte shqiptar në shërbimin e mbretit serb Lazarit. Babai i Karagjorgjit ishte shqiptar nga veriu i Shqipërisë, e nëna nga fisi i Vasojeviqëve që ishin po ashtu shqiptarë”, ka thënë shkrimtari dhe akademiku i cili më 1991, për shkak të qëndrimeve politike që binin ndesh me ato të Sllobodan Millosheviqit, emigron në Kroaci ku jeton deri më 1999.
Bërkoviqi po ashtu ka vlerësuar letërsinë shqiptare të Kosovës.
“Jam takuar me poezinë e Migjenit dhe të Vëllezërve Frashëri. Isha i befasuar me origjinalitetin dhe perfeksionizmin. Më duhet të them se me vite, apo më mirë të them me dekada, qëkur ka ekzistuar Jugosllavia, jam miqësuar me poetët kosovarë – Ali Podrimjen, Azem Shkrelin, Enver Gjerqekun, Din Mehmetin, Ibrahim Kadriun, Ramiz Kelmendin, Beqir Musliun, Ismet Markoviqin, Qerim Ujkanin, Rugovën, Rexhep Qosjen… Në rininë e hershme jam njohur me Esad Mekulin, klasikun e letërsisë shqipe në Kosovë. Shpejt u bëmë miq, dhe jo vetëm sa për sy e faqe, por miqësi e ngushtë, ashtu siç malazezët e shqiptarët dinë të miqësohen”, ka thënë ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çfarë është njeriu dhe pse ai nuk është kafshë?
Skënderbeu me mbretin e Polonisë dhe Janosh Huniadin

Survejimi i pesë shkrimtarëve të Kosovës, gjatë qëndrimit në Shqipëri në vitin 1973

Jeta në komunizmin shqiptar

Princi i zi i politikës: 50 thënie të Makiavelit

Parisi i Vogël i Shqipërisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk