LAJMI I FUNDIT:

Vdes kirurgu i njohur kosovar Safet Beqiri, Thaçi ngushëllon familjen

Vdes kirurgu i njohur kosovar Safet Beqiri, Thaçi ngushëllon familjen

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ngushëlluar familjen Beqiri me rastin e vdekjes së kirurgut të njohur kosovar, Safet Beqiri.

Thaçi ka thënë se vdekja e Beqirit e ka pikëlluar atë, dhe se ai ishte ekspert i rangut të lartë.

“Më pikëlloi shumë vdekja e doktor Safet Beqirit, kirurgut të njohur shqiptar që bëri emër në Evropë. Ai ishte ekspert i rangut të lartë dhe një humanist i dëshmuar. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Beqiri”, ka shkruar Thaçi në Facebook, transmeton Telegrafi.


Ndryshe, lajmin për vdekjen e kirurgut Beqiri e kanë bërë të ditur familjarët e tij.

“Të dashur familjarë, miq e dashamirë, të pikëlluar thellë Ju njoftojmë se sot ka ndërruar jetë më i dashuri ynë, Prof. Dr. Safet Beqiri. Pushoftë i qetë shpirti i Tij në Paqen e Paskajshme! Për ditën e varrimit Ju njoftojmë ndërkohë.Të pikëlluar, Familja Beqiri”, thuhet në njoftimin e familjes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Përplasje në Kuvend, Noka përballet me punonjësin e sigurisë dhe tenton të qëllojë Ballën

Përplasje në Kuvend, Noka përballet me punonjësin e sigurisë dhe tenton të qëllojë Ballën

Lajme
Kritikat për logon për 17 vjetorin e pavarësisë, kompania

Kritikat për logon për 17 vjetorin e pavarësisë, kompania "Red Mill" del me një sqarim

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme

"Pastrimi" përgjigjet Komunës së Prishtinës: Keni vendosur që menaxhimi i mbeturinave t’i jepet një kompanie private dhe të eliminohet "Pastrimi"

Lajme
Kalo në kategori