LAJMI I FUNDIT:

Vdes Çlirim Bidollari, anëtar i Këshillit Shkencor të Institutit të Gjuhësisë

Vdes Çlirim Bidollari, anëtar i Këshillit Shkencor të Institutit të Gjuhësisë

Çlirim Bidollari, ish-punonjësi i Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë është ndarë nga jeta me datë 22 shtator, pasi vuante prej vitesh nga një sëmundje e rëndë.

Çlirimi Bidollari lindi në vitin 1946 në Korçë. Prirjet e tij për gjuhët e çuan në shkollimin profesional të mesëm pedagogjik në Normalen e njohur të Elbasanit e më pas në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Tiranës, ku mbaroi studimet për Gjuhë e Letërsi shqipe dhe ruse.

Në Institutin e Gjuhësisë filloi punë në vitin 1988 si punonjës shkencor në departamentin e Historisë së Gjuhës e të Onomastikës, ku punoi derisa doli në pension. Ai përfundoi dhe botoi një fjalor patronimik të shqipes, si dhe disa studime monografike për antroponiminë e toponiminë shqiptare të botuara në revistën Studime Filologjike.


Botoi një numër artikujsh e studimesh jo vetëm në revistat brenda vendit, por edhe në revista me emër të institucioneve shkencore të Evropës.

Në trend Kultura

Më shumë
Fadil Hoxha, prill 1994: Tito dhe Kardeli thanë: Çka ju duhet republika!? Kujdes prej Serbisë...!

Fadil Hoxha, prill 1994: Tito dhe Kardeli thanë: Çka ju duhet republika!? Kujdes prej Serbisë...!

Kulture
Vepra poetike Kadare!

Vepra poetike Kadare!

Analiza
Kalo në kategori