Vdes aktori i njohur Paul Newman

Super ylli i kinemasë ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në afërsi të qytetit Westport, gjatë të premtes, ka bërë të ditur zëdhënësi i tij.
Newman filloi karrierën e tij në vitet 1950-ta, dhe kurrë nuk humbi shkëlqimin, duke realizuar role kryesore në shumë filma, si "Cat on a Hot Tin Roof", "Exodus", "The Hustler", "Cool Hand Luke", "Butch Cassidy and the Sundance Kid", "The Sting" dhe "The Verdict."
Ai fitoi çmimin Oskar në vitin 1986, në përpjekjen e tij të tetë, për rolin në filmin "The Color of Money", vazhdim i "The Hustler". Ai më vonë u nominua edhe dy herë për Oskar.
Nga
Telegrafi
27/09/2008
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































