LAJMI I FUNDIT:

Vdes i aksidentuari në autostradën “Ibrahim Rugova”

Vdes i aksidentuari në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident tragjik ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën pas përplasjes mes një veture dhe një kamioni.

Ngjarja është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, i cili bëri të ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Sipas Krasniqit, aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00, në kilometrin e 39-të të autostradës, në drejtimin Suharekë-Duhël.


“Ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar se njëri nga të përfshirët në aksident ishte pa shenja jete,” tha ai.

Policia po heton shkaqet e aksidentit, ndërsa u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në kushte të vështira atmosferike si ato me reshje shiu, për të shmangur incidente të ngjashme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori