Vdekshmëria më e lartë në bujqësi në Maqedoni, çdo javë vdes nga një punëtor, për 10 vjet rreth 500
Sipas statistikave të Shoqatës për mbrojtje gjatë punës, një punëtor çdo javë vdes në vendin e punës, ndërsa për 10 vjet rreth 500 persona, duke llogaritur nga viti 2007 deri në ditën e sotme. Profesioni më i rrezikshëm është bujqësia dhe pse në opinion si sferë më e rrezikshme cilësohet ndërtimtaria, thotë kryetari i kësaj shoqate, Millan Petkovski. Sipas tij, sëmundjet profesionale janë mister që askush nuk mundohet t’i analizojë, as Instituti për shëndet publik nuk ka informacione në lidhje me këtë.
“Këto informacione që i dëgjuam edhe nga institucionet publike, në fakt flasin se ne jemi mirë. Nuk është saktësisht ashtu, ne në fakt jemi shumë keq. Nëse krahasojmë atë që është statistikë zyrtare dhe atë që ne e evidentojmë si statistikë, do të shohim sa ka dallim”, tha Millan Petkovski, kryetar i Shoqatës për Mbrojtje Gjatë Punës.
Profesoresha, Tërbojeviq rikujtoi për preventimin gjatë mbrojtjes dhe sigurisë në vendin e punës. Vlerëson se shpërngulja masive nga Maqedonia nuk bëhet vetëm për shkaqe financiare, por më shumë ndikon ambienti jo i shëndoshë psikik dhe mobingu ndaj punëtorëve. Janë të patjetërsueshëm psikologët dhe sociologët në vendet e punës.
“Shëndeti nuk është vetëm fenomen biologjik, shëndeti është fenomen bio-social dhe mbrojtja nuk nënkupton mbrojtje të shëndetit fizik të punëtorëve. Gjithsesi, kemi mungesa në evidentimet e lëndimeve që janë të lidhura edhe me aspektin fizik, por ka edhe aspekte që nënkuptojnë çrregullime psikike për shkak të ambientit jo të shëndoshë psikik”, u shpreh Svetllana Tërbojeviq, profesoreshë në Fakultetin e Filozofisë.
Gjasat për të vdekur në vendin e punës në Maqedoni janë katër herë më të mëdha se sa në Britani. Në Budapest Ministria e financave është kompetente për sigurinë dhe mbrojtjen gjatë punës. Nga kjo Shoqatë theksojnë se edhe përkundër asaj që në Maqedoni ka inxhinierë për mbrojtje gjatë punës, institucionet shtetërore harrojnë se e kanë atë potencial./Tv21/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Zhduket babai i tre fëmijëve në Shkodër, prej katër ditësh asnjë gjurmë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!