Vaksinimi kundër COVID-19 po vazhdon edhe sot në qendrën e vaksinimit në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë.
Ndërkohë që nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë mbi 100 mijë doza të vaksinës. Kurse, 29 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Ndërsa në 24 orët e fundit janë dhënë 4 mijë e 682 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Në qendrën e vaksinimit ishte edhe Sali Pllana i cili ishte vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës. Ai thotë se u është bërë një e padrejtë për bashkëshorten, e cila kishte aplikuar më datën 3 qershor dhe që ishte me sëmundje kronike dhe punëtore në arsim, 62 vjeçare dhe prapë nuk e kanë thirrur.
“Jam vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës, për momentin po e ndiej vetën mirë, sikur herën e parë. Vaksina nuk më ka munduar fare ndoshta edhe që kam qenë me Covid. Më është bo një e padrejtë për bashkëshorten dhe për këtë kam dokument, ku ajo ka aplikuar për vaksinë me datën 3 qershor e cila është me sëmundje kronike e kam edhe fletë lëshimin nga spitali. Ajo punon në arsim është 62 vjeçare, ndërsa kolegë dhe jo kolegë të saj kanë aplikuar sot dhe e kanë thirrur ditën e nesërme dhe të tjerat më së largu dy ditë edhe shumë më të reja rreth tridhjetë vjeçare pra ata kanë shkelur vetë rregulloren e cila duhej të shkonte sipas moshës. Pra kjo punon në arsim ka sëmundje kronike dhe nuk e kanë thirrur ende,”-tha ai.
Ai shton se në qendrën e vaksinimit i kanë thënë të drejtohet në Ministrinë e Shëndetësisë.
“I pyeta këta këtu më thanë drejtohu tek Ministria e Shëndetësisë dhe atje kur të shkojë të njëjtën përgjigje do të ma japin. Tek ministria nuk kam qenë ende por vetëm më dhanë numrin e telefonit. Për këtë problem kam folur me të gjithë përgjegjësit këtu, përveç kryesorit që me thanë se nuk është këtu, ndërsa të tjerët më janë përgjigjur se çfarë të na thotë ministria ne bëjmë por është e padrejtë kur një person aplikon oniline e thërret brenda dy ditësh, ndërsa bashkëshorten time që një muaj me sëmundje kronike punon në arsim nuk e kanë thirre, këtu e kam edhe vendimin e shkollës edhe vendimin e spitalit.
Kurse, Emine Krasniqi mori dozën e dytë.
“Jam vaksinuar herën e parë kam pasur sukses shumë të mirë, por edhe me dozeën e dytë u vaksinova tash njëherë është mirë, nuk kam pasur asnjë problem pas vaksinimit, as herën e pas as tash. Kur kam aplikuar nuk kam pasur asnjë problem pastaj më kanë thirr për dozën e dytë më kanë thënë që më datën 27 qershor e ke, edhe nëse nuk mundemi me të thirr, vjen në ora 12:00, por më kanë dërguar mesazh që të vijë ditën e diel në ora 12:00”-tha ajo./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve