Edhe gjatë kësaj fundjave ka vazhduar vaksinimi i qytetarëve me dozën përforcuese kundër koronavirusit.
Derisa dje interesimi për vaksinim ishte më i madh, sot në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kalabria në Prishtinë kishte një numër më të vogël të atyre që kishin shkuar për të marrë dozën përforcuese.
Qytetarët thonë se vaksinimi është mënyra e vetme për të luftuar pandeminë me koronavirus, derisa u bëjnë thirrje edhe të tjerëve që të mos hezitojnë, por të shkojnë dhe të marrin vaksinat, pasi në këtë mënyrë ata mbrojnë shëndetin e tyre, por edhe të tjerëve.
Aziz Osmani tregon për KosovaPress se vitin e kaluar ishte prekur me COVID-19 dhe se tash ai ka marrë dozën përforcuese dhe se po ndjehet mirë.
“Jam vaksinuar me dozën e tretë tani. Patjetër se ne rrugë tjetër nuk kemi. Unë dozën e dytë e kam marr më datën 02/09/2021 që domethënë tani i kam bërë katër muaj, mirëpo sipas rekomandimeve të mjekeve mund të merret doza para gjashtë muajve. Kështu që kemi pa të arsyeshme me marr edhe dozën e tretë… Kam qenë i diagnostikuar me COVID-19 në vitin e kaluar. Stafi është i mrekullueshëm dhe për çdo lëvdatë. Respekt për punën që e bëjnë këtu”, ka thënë Osmani.
Muhamet Rexhepi, i cili mori sot dozën përforcuese, u bën thirrje qytetarëve të tjerë që të vijnë për t’u vaksinuar.
“Me dozën e tretë. Ka qenë shumë mirë në rregull për atë edhe erdhëm edhe vullnetarisht të marrim edhe të tretën si obligim që kemi. Apelimi duhet të jetë për të gjithë që ta marrin dhe t’i kryejnë obligimet e veta. I apeloj të gjithë se është për shëndetin tonë dhe asgjë tjetër”, ka thënë ai.
Njëri nga qytetarët që ia kishte mësyrë sot qendrës së vaksinimit në Prishtinë ishte edhe qytetari Rafuna.
“Me të tretën (dozë). Apeli im është që të vaksinohen, pasi që kjo është për të mirën e tyre. Është për të mirën tonë vaksinimi i popullatës edhe bëj apel që të vaksinohen sa me shumë prej 18-vjeç”, ka thënë Rafuna.
Pandemia koronavirus tashmë ka hyrë në vitin e tretë në të gjithë botën, duke përfshirë edhe Kosovën kur ishin paraqitur rastet e para në muajin mars të vitit 2020.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se deri më sot 789.946 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, prej tyre 2.103 doza vetëm në 24 orët e fundit. Sipas institutit, prej fillimit të vaksinimit në Kosovë janë dhënë gjithsej 1.692.762 doza të vaksinës.
Nga 10.042 testime, 304 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar tre qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.134. Në total numri i rasteve aktive është 1.552.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRrëfimi i dy paraguajanëve që mahniten me sakrificën e familjes Jashari kur vizitojnë Prekazin
Mangani në rritje, eksperti i ujërave tregon zgjidhjen për Liqenin e Badocit
Qeveria për deklaratat e Sarrazinit: Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për anëtarësim në Këshillin e Evropës
Pse ndërkombëtarët nuk e kanë më vëmendjen tek Kosova?
Sulmi në Banjskë, KFOR: Policia udhëhoqi reagimin e menjëhershëm, ne dhe EULEX-i ishin të gatshëm për mbështetje
Mickoski: Sipas cilit parametër Shqipëria është më e përgatitur se Maqedonia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?
Rrëfimi i dy paraguajanëve që mahniten me sakrificën e familjes Jashari kur vizitojnë Prekazin
Ronaldo u cilësua 'i paturpshëm' nga fansat për atë që postoi në YouTube momente pasi Messi fitoi trofeun me Inter Miamin
Detaje se si Michael Schumacher komunikon me familjarët pas 'paraqitjes së parë publike' në 11 vjet
Pamje rrëqethëse, filmohet momenti kur rrufeja godet shëtitoren në Tivar
Gjatë një sulmi ajror, ushtria izraelite godet depon ruse në bazën ushtarake në Siri