Vazhdon shkëlqimi i Zymer Bytyqit te Konyaspor, shënon golin e gjashtë sezonal

Sulmuesi anësor i Kosovës, Zymer Bytyqi, ka vazhduar me formën e mirë në Superligën e Turqisë.
Në ndeshjen mes Rizaspor dhe Konyaspor, anësori shqiptari ka arritur të shënojë që në fillim të ndeshjes.
Pas disa goditjeve të Konyaspor, topi erdhi te Bytyqi I cili goditi saktë në minutën e 23-të për 1-0.
https://twitter.com/golkolik15/status/1512785470878539776
Ndeshja aktualisht është 1-1 dhe po vazhdon.
Ky ishte goli i tretë në tri ndeshjet e fundit për klubin turk, ndërsa edhe me Kosovës shtoi një asistim ndaj Burkina Fasos.
Ai ka gjashtë gola dhe pesë asistime në këtë sezon në Superligën e Turqisë, ndëra Konyaspor po lufton për një vend në garat evropiane. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
09/04/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































