Vazhdon shkëlqimi i Andi Zeqirit, tjetër gol me fanellën e Baselit

Andi Zeqiri ka vazhduar me gola me fanellën e Baselit.
Në kuadër të Ligës së Konferencës, skuadra zvicerane po përballen me ekipin sllovak Slovan Bratislava.
Pas 45 minutave të para Baseli është në epërsi 2-1, derisa golin e dytë e realizoi sulmuesi kosovar.
Reprezentuesi zviceran shënoi në minutën e 40-të për t'i dhënë epërsinë Baselit.
Për 23-vjeçarin ky ishte goli i 13-të këtë edicion me fanellën e Baselit, derisa ka edhe dy asistime në 33 ndeshje. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































