LAJMI I FUNDIT:

​Vazhdon seanca në Kuvend, ndryshohet rendi i ditës për shkak të mbledhjes së dy qeverive

​Vazhdon seanca në Kuvend, ndryshohet rendi i ditës për shkak të mbledhjes së dy qeverive

Në Kuvendin e Kosovës sot ka vazhduar seanca e djeshme, ndonëse ishin paraparë edhe disa projektligje ato u hoqën nga rendi i ditës së sotme për shkak se kabineti qeveritar ndodhet në Shqipëri ku po zhvillohet mbledhje e dy qeverive.

Aktualisht është duke u votuar për zgjedhjen e zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Uji (ARrU), kurse më pas në rend dite është edhe zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca me të filluar seanca ka propozuar që shqyrtimi i projektligjeve që kanë qenë në rend dite të sotme të shtyhen për ndonjë seancë tjetër për shkak se kabineti qeveritar nuk ndodhet në Kosovë.


Ai propozoi që fillimisht të shkohet me zgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Bordit të RTK-së. Por me këtë nuk u pajtuan grupet parlamentare opozitare.

“Ju e dini që është sot mbledhja e dy qeverive dhe ministrat nuk i kemi asnjë këtu kështu është problematike me fillua me projektligjet nëse kanë mirëkuptimin me fillua prej pikës së fundit që është zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës për këtë janë kushtet dhe mundësitë që të hyjmë në votim”, tha ai.

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se pajtohen që të vazhdojnë me pikat e rendit të ditës që mund të diskutohen edhe pa prezencën e ekzekutivit.

“Grupi parlamentari i Lëvizjes Vetëvendosje pajtohet me propozimin tuaj zakonisht po kërkohet prezenca e ministrave dhe kabinetit qeveritar kur diskutohen projektligjet andaj sot pajtohemi që të vazhdojmë pikat që kanë të bëjnë me Agjencitë që i raportojnë Kuvendit apo raportet që i kemi referencë“, tha ajo. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Lajme
Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Siguri
Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Drejtësi
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori