LAJMI I FUNDIT:

Avokati mbrojtës i Gucatit ofron pesë mijë euro garanci që ai të lirohet me kusht

Avokati mbrojtës i Gucatit ofron pesë mijë euro garanci që ai të lirohet me kusht

Jonathan Ellison Rees, avokati mbrojtës i kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK), Hysni Gucati, ka kërkuar që klienti i tij të lirohet me kusht.

Avokati ka ofruar pesë mijë euro, në mënyrë që Gucati të lirohet me kusht, transmeton Telegrafi.

“Është e drejtë që Gjykata në këto rrethana të mendojë për dhënien e lirimit me kusht. Prandaj, kërkoj të merret parasysh kërkesa për lirim me kusht. Ne mund të ofrojmë një garanci prej 5 mijë eurove, që ai të jetojë në adresën që do të përcaktohet dhe të raportojë në policinë e EULEX-it, ai ka familje, ka fëmijë”, tha ai.


Përfundon seanca ndaj Gucatit, brenda 30 ditëve pritet aktakuza
Lexo po ashtu Përfundon seanca ndaj Gucatit, brenda 30 ditëve pritet aktakuza

Seanca e parë gjyqësore ndaj Hysni Gucati është duke vazhduar.

Prokurorja e Speciales ka bërë të ditur se brenda 30 ditëve pritet që të dorëzohet aktakuza ndaj Gucatit.

“Duke pasur parasysh hapat hetimor, konfirmoj se Prokuroria e ka ndërmend të dorëzoj aktakuzën brenda një periudhe 30 ditore”, tha Prokurorja. /Telegrafi/