“Wonder Woman” ka përfituar 430 milionë dollarë vetëm dy javë pas fillimit të shfaqjes nëpër kinema.

Filmi që sjell tregimin për superheroinën e viteve të shtatëdhjeta, i ka tejkaluar të gjitha pritjet e Warner Bros.


Këtë fundjavë, ky projekt i ka shtuar edhe 57.2 milionë dollarë në arkat e veta.

Në këtë mënyrë, vetëm në tregun amerikan, filmi deri më tani ka fituar rreth 200 milionë dollarë, ndërsa 230 milionë të tjera i ka fituar në vende të ndryshme të botës.

“Wonder Woman”, kur rolin kryesor e luan izraelitja Gal Gadot, tashmë në këtë fazë i ka kaluar filmat tjerë me superheronj, si “Suicide Squad”, “Man od Steel”, “Thor” dhe “Guardians of the Galaxy”.

Dhe natyrisht se “Wonder Woman” shfaqet edhe në kinemanë më e madhe dhe më e sofistikuar në vend, Cineplexx Kosova. /Telegrafi/