LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon problemi me mbeturina në Pejë (Foto)

Vazhdon problemi me mbeturina në Pejë (Foto)

Ka kohë që në qytetin e Pejës qeverisja komunale ka hequr pothuaj të gjithë kontenjerët e mbeturinave duke i lënë vetëm në 4 apo 5 pika të zonave urbane. Kjo po paraqet problem për qytetarët të cilët nuk kanë ku t’i hedhin ato.

Një dukuri e tillë mbetet tejet shqetësuese në varrezat e vjetra dhe të reja të qytetit të Pejës. Janë autoritetet komunale ato të cilat, përpos që tash e tri vite nuk i mirëmbajnë varrezat, nga ky lokacion kanë hequr edhe kontenjerët për mbledhjen e mbeturinave.

Për mirëmbajtjen e varrezave kujdesen vet qytetarët e Pejës, të cilët nderojnë të afërmit e tyre që nuk jetojnë më, mirëpo problem për ta paraqet mungesa e kontejnerëve, e cila ka bërë që hyrja e varrezave të reja të merr një pamje aspak të hijshme.


Mbeturinat grumbullohen mu përballë hyrjes së këtyre varrezave e edhe pse në mungesë të kontenjerëve, ato nuk tërhiqen nga kompanitë përkatëse komunale.

Mirëmbajtës privat të varrezave, në kushte anonimiteti kanë thënë se përkundër kërkesave të tyre që të vihen kontenjerë dhe mbeturinat të largohen sipas orarit, një gjë e tillë nuk ndodhë.

“Qytetarët mirëmbajnë varrezat e të afërmve, kujdesshëm i largojnë mbeturinat me qese, porse qeset nuk kanë ku t’i hedhin”, thotë mirëmbajtësi./KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori