Vazhdon me gola Besart Berisha (Video)

Berisha ka qenë sërish vendimtar këtë të martë, sepse ka ndihmuar skuadrën e tij të kualifikohet për në gjysmëfinalet e kupës, transmeton Telegrafi.
Kundër fitueses në fuqi të kupës, Adelaides, Melbourne fitoi 3-1, me Besart Berishën që vulosi suksesin nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 82-të.
Ishte goli i gjashtë sezonal në kupë për sulmuesin shqiptar, që mbetet lojtar kryesor i kampionëve të Australisë dhe gjithashtu futbollisti më i mirë i kampionatit. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
22/09/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































