LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon greva e minatorëve të Trepçës – njëri nga ta ka kërkuar ndihmë mjekësore

Vazhdon greva e minatorëve të Trepçës – njëri nga ta ka kërkuar ndihmë mjekësore

Minatorët e Minierës me Flotacion janë futur sot (e martë) në grevë.

Ata kërkojnë realizimin e pagës mujore, shkarkimin e kryeshefit dhe sigurime shëndetësore e kushte të punës.

Ndërkohë, edhe në këto orë të vona janë duke vazhduar grevën.


Bëhet e ditur se një minator ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi nuk është ndjerë mirë.

“Edhe në këto orë të vona greva e minatorëve po vazhdon, në thellësi 800 metra në horizontin e 10-të”, ka thënë për Telegrafin, njëri nga grevistët.

Ndryshe, minatorët e kompanisë “Trepça” po kërkojnë nga drejtoria që të marrin pjesën e mbetur të pagave. Po ashtu derisa 120 praktikantë që punuan në ndërmarrjen Trepça do të parashtrojnë padi ndaj ndërmarrjes për mos pagesë për tre muaj.

Përpos praktikantëve, ndërmarrja “Trepça” për muajin shtator u ka mbetur borxh minatorëve më shumë se gjysmën e pagës bazë.

“Jemi dakorduar që deri ditën e hënë të vazhdohet puna, por në rast se nuk kryhen obligimet, minatorët kanë informuar menaxhmentin se do të futen në grevë. Kanë paralajmëruar edhe futjen në minierë, atje ta realizojnë grevën”, tha Ibrahim Jonuzi, Kryetar i Sindikatës së Punëtorëve.

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Kalo në kategori