Vazhdon gjykimi për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë

Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të vazhdojë gjykimi për ngjarjet e përgjakshme më 27 prill të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedoni.
Kjo do të jetë seanca e tretë këtë javë, ndërsa rasti ndodhet në fazën e dëshmive, kurse sot duhet të vazhdojë prezantimi i video-inçizimeve nga kamerat e sigurisë në Kuvend, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Seanca të reja gjithashtu janë planifikuar për nesër dhe pasnesër.
Gjykatësja Dobrilla Kacarska dje anuloi seancën pasi u përkeqësua gjendja shëndetësore e të akuzuarit Sashko Markovski.
Për ngjarjet e 27 prillit të akuzuar janë 33 persona, prej të cilëve 31 për veprën penale "rrezikim terrorist të rendit kushtetues" dhe 2 persona për "nxitje"./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
31/10/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































