LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon garën me derë të hapur dhe pjesë të shkëputura (Video)

Vazhdon garën me derë të hapur dhe pjesë të shkëputura (Video)

Shoferi i paemëruar që ka marrë pjesë në një garë të amatorëve në Nurburgring të Gjermanisë, ka vazhduar garën edhe kur vetura ka dalë jashtë kontrollit.

Pasi ka hyrë me shpejtësi në një kthesë, dera e pasme e BMW 3 Series është hapur, si dhe i është shkëputur pjesa e kapur përbrenda, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, drejtuesi këmbëngulës ka vazhduar  duke treguar forcën krahas makinave tjera sportive, që kanë shumë fuqi të shtuara.


Në anën tjetër, mbrojtësit e rendit kanë kërkuar që këto gara të ndalohen, pasi pjesëmarrësit janë kryesisht pa përvojë dhe jeta tyre mund të jetë në rrezik. /Telegrafi/