LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon debati për Ligjin për Prokurorinë Publike

Vazhdon debati për Ligjin për Prokurorinë Publike

Komisioni kuvendar për Çështje Evropiane sot do ta vazhdojë debatin për Ligjin për Prokurorinë Publike dhe për Këshillin e Prokurorëve Publik.

Shumica në pushtet e mbështet ligjin, ndërsa opozita kërkon që ai të hiqet nga rendi i ditës. Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, tha se ligji krijon baza për ndërtimin e një Prokurorie Publike të fuqishme, profesionale, efikase dhe me kapacitet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në diskutimin e djeshëm para miratimit të rendit të ditës, deputeti Ilija Dimovski nga OBRM-PDUKM kërkoi që të tërhiqet ligji për PP-në, pasi sipas tij, nuk ka vendim nga qeveria për tekstin e ri të korrigjuar të ligjit. Kërkesa e tij nuk u pranua.


Në diskutimin e djeshëm deputeti i ASH-së Syrija Rashidi dhe ai i pavarur Panço Minov, dorëzuan amendamente për këtë propozim-ligj./Telegrafi/