LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë tensionet në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët e opozitës bllokojnë punimet

Vazhdojnë tensionet në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët e opozitës bllokojnë punimet

Sërish tensione në selinë e Kuvendit të Shqipërisë, teksa pritej të fillonte mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.

Deputetët e opozitës të përjashtuar një ditë më parë për shkak të sjelljes së tyre në seancën e fundit parlamentare kanë tentuar të hyjnë me forcë në ambientet e sallës ku do të mbahej mbledhja.

Konferenca e Kryetarëve në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët e PD-së nuk lejojnë fillimin e mbledhje
Lexo po ashtu Konferenca e Kryetarëve në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët e PD-së nuk lejojnë fillimin e mbledhje

Mes tyre dhe kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi, i cili është mes të përjashtuarve, për shkak të bllokimit të foltores, javën e kaluar. Bardhi ka pasur dhe një debat me tone të larta me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, të cilët i ka kërkuar arsyen se përse është përjashtuar, teksa nuk ka pasur një përgjigje prej saj.


Sulmoni deputetin socialist në Kuvendin e Shqipërisë, PS kallëzon penalisht Bledjon Nallbatin
Lexo po ashtu Sulmoni deputetin socialist në Kuvendin e Shqipërisë, PS kallëzon penalisht Bledjon Nallbatin

Nikolla është parë në shkallët e Kuvendit e shoqëruar gjatë gjithë kohës nga garda.

Ndërkohë, e kushtëzuar nga situata e krijuar, deputetët e mazhorancës, kanë kërkuar një sallë tjetër për të zhvilluar mbledhjen pa deputetët e opozitës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori