Edon Zhegrova është duke shkëlqyer së fundmi me fanellën e Baselit.

Reprezentuesi kosovar ka realizuar dy gola dhe ka dhënë dy asistime në 9 ndeshje të ligës së Zvicrës.


Këto paraqitje të mira kanë bërë që ai të zgjidhet lojtari i muajit nëntor në ligën zvicerane.

Votuesit kanë qenë ata që e kanë votuar Zhegrovën, pasi kishte me të vërtetë paraqitje shumë të mira.

Baseli është duke menduar që ta blejë përfundimisht sulmuesin, i cili është në huazim nga Genk.

Çmimi që Basel do të paguajë është mbi 3 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app