Në fshatin Lumadh të Komunës së Vushtrrisë janë duke vazhduar punimet për vendosjen e urës së re.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, shkruan Telegrafi.


Idrizi ka thënë se është bërë pastrami dhe zgjerimi i kanalit kullues.

“Në fshatin Lumadh, po vazhdojnë punimet për vendosjen e urës së re, ndërsa është bërë pastrimi e zgjerimi i kanalit kullues”, ka thënë ai.

465268277 122130651476384448 6098586819854334371 n Ura në fshatin Lumadh të Vushtrrisë

Sipas tij, me realizimin e këtyre punimeve do të lehtësohet qarkullimi për banorët dhe do të shmanget mundësia e vërshimeve. /Telegrafi/