Ndonëse nuk është hera e parë, që marrëdhëniet greko-turke kalojnë orë të trazuara, tri ditët e fundit mund të karakterizohen si të pazakonshme në dy dekadat e fundit, prej incidentit në ishullin Imia, ku vdekja e tre oficerëve grekë nga rrëzimi i helikopterit të tyre për pak sa nuk u bë shkak, që dy vendet fqinje të gjendeshin në luftë.
Deklaratën e Presidentit Erdogan për rishikimin e Traktatit të Lozanës, që sipas tij i dha Greqisë me pa të drejtë disa ishuj të Egjeut, kryeministri grek Tsipras, në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë e ka quajtur të rrezikshme për marrëdhëniet dypalëshe, por edhe për paqen në rajon.
Tsipras ka deklaruar gjithashtu se, pavarësisht shkaqeve që kanë nxitur këtë pozicionim të presidentit turk, Greqia nuk do të ndjekë këtë rrugë, por do të vazhdojë të mbetet shtyllë e paqes dhe e stabilitetit, si dhe një vend që mbron të drejtat e tij sovrane në bazë të ligjeve ndërkombëtare.
Edhe më e ashpër ishte deklarata e kreut të opozitës turke, shkruan Tema, sipas të cilit, vet Erdogan gjatë qeverisjes së tij i ka dhuruar Greqisë 16 ishuj, ndërsa frymën e dyshimit për kufijtë detarë në Egje përmbante edhe deklarata e Ministrisë së Jashtme turke.
“Në Turqi, pozita dhe opozita po zihen për gjëra që nuk u përkasin”, ka qenë përgjigjja e Ministrisë së Jashtme greke, që në deklaratën e saj thekson se, objekti i vetëm i bisedimeve paraprake dypalëshe ka qenë dhe është përcaktimi i kufijve të shelfit kontinental, në pajtim me dispozitat dhe rregullat e së drejtës ndërkombëtare.
Deklarata më e fundit, të cilën mediet greke e quajnë sa provokuese, aq edhe qesharake, vjen nga kryebashkiaku i Ankarasë, që publikon në “Twitter” një hartë, në të cilën të gjithë ishujt e Egjeut të shënuar me ngjyrën blu, sipas tij i janë dhënë Greqisë nga Traktati i Lozanës.
Sipas analizave në shtypin grek, e gjithë kjo retorikë e rikthyer në skenë nga Erdogani, dikur reformator, i drejtohet më shumë audiencës së brendshme edhe asaj të jashtme në realitetin e trazuar pas puçit të dështuar ushtarak, me synimin të krijojë profilin e tij si një “Ataturk” i ri i kohëve të sotme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tjetër pako e dyshimtë në Londër, policia kryen shpërthim të kontrolluar në stacionin hekurudhor
Forcat ukrainase thonë se kanë vrarë 1420 ushtarë rusë vetëm gjatë 24 orëve të fundit
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban, plagosen katër ushtarë italianë
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave
Forcat ukrainase thonë se kanë vrarë 1420 ushtarë rusë vetëm gjatë 24 orëve të fundit
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban, plagosen katër ushtarë italianë
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë