LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë pritjet e gjata në vendkalimet kufitare me Serbinë

Vazhdojnë pritjet e gjata në vendkalimet kufitare me Serbinë
Foto: Ilustrim

Ndonëse krahasuar me paraditen e sotme, gjendja është më e mirë, megjithatë vazhdojnë pritjet disa orëshe të bashkatdhetarëve tanë në vendkalimet kufitare me Serbinë.

Sipas raportit të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (ora 19:32), bashkatdhetarët tanë, që po kthehen në vendet e Evropës Perëndimore, pasi kaluan pushimet në Kosovë, po vazhdojnë të presin dy deri në katër orë për ta kaluar kufirin me Serbinë.

Pritjet më të gjata në orët e mbrëmjes janë regjistruar në vendkalimin në Mutivodë, ku bashkatdhetarët po presin katër orë, për të kaluar kufirin  në dalje të Kosovës, raporton Telegrafi.


Edhe në vendkalimet kufitare te Dheu i Bardhë, por pritet deri në tri orë në dalje të Kosovës, kurse në Jarinje dhe Merdar deri në dy orë. Në vendkalimin kufitar në Muçibabë ka pritje deri në një orë, për të kaluar kufirin.

Ndërkohë, për të hyrë në Kosovë, në pikë-kalimet kufitare me Serbinë, por edhe me vendet e tjera nuk ka pritje më të gjata se 10-15 min.

Qytetarët mund të informohen për gjendjen në vendkalimet kufitare në kohë reale duke klikuar KËTU. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori