Rastet e ngacmimeve seksuale në Kosovë janë të shpeshta.
Rasti i cili tronditi opinionin ndodhi në Drenas, ku një vajzë e mitur raportoi se ishte abuzuar seksualisht nga profesori i saj dhe më pas nga hetuesi policor, i cili e kishe marrë përsipër të hetonte rastin e përdhunimit të saj nga profesori.
Ndërsa, së fundi u raportua se në komunën e Vitisë, një person i kishte ngacmuar seksualisht dy të mitura teksa ato ishin duke shkuar në shkollë.
Në pesë muajt e parë të këtij viti, janë raportuar katër raste të ngacmimeve seksuale në afërsi të shkollave. E në vitin e kaluar ishin shënuar pesë raste të kësaj forme.
Gjatë dy viteve të fundit në Kosovë gjithsej janë shënuar 123 raste të ngacmimeve, keqtrajtimeve apo abuzimeve me fëmijë, të cilat njihet edhe si raste të pedofilisë. Në vitin 2017 në polici janë paraqitur 62 raste të tilla, ndërsa në 2018-ën, 61 raste.
Në Policinë e Kosovës thonë për lajmi.net se duke u bazuar në detyrat dhe autorizimet policore që dalin nga ligji i policisë merren me të gjitha rastet e raportuar që kanë të bëjnë me vepra penale kundër integritetit seksual të specifikuara sipas Kodit Penal të Republikës.
Në këtë kontekst hyjnë edhe rastet e raportuara për veprat penale kundër integritetit seksual ku përfshihen abuzimet seksuale etj.
“Ne kemi në kuadër të policisë njësi relevante dhe zyrtarë të trajnuar mirë për trajtimin dhe hetimin e fushave specifike duke përfshirë këtu edhe trajtimin e rasteve apo veprave penale që kanë të bëjnë me integritetin seksual. Policia e Kosovës për çdo rast të raportuar ndërmerr veprimet e nevojshme ligjore duke bashkëpunuar ngushtë me personat përgjegjës për viktimat, qendrat për punë sociale, prokurorinë dhe akterët tjerë relevant të involvuar duke kryer intervistimet dhe hetimet e nevojshme për kompletimin dhe adresimin e rasteve tek organet kompetente për vendime të mëtejme”, thuhet në përgjigjen e policisë, për lajmi.net.
Theksojmë se organizatat që merren me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve kanë rekomanduar institucionet që të bëjnë punë më efektive në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rama hap zarfet e kandidatëve për deputetë, sa nga grupi parlamentar rrezikojnë ‘eliminimin’

VLEN: Shëndetësia nuk është më në “vdekje klinike”, po përmirësohen kushtet dhe është siguruar buxhet më i madh

A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

A u cenua identiteti i agjenteve nga Osmani? – Presidenca e Kosovës sqaron publikimin e fotografisë me gratë e AKI-së

Kurti akuzon Serbinë për manipulim të zgjedhjeve në Kosovë - thotë se rolin kryesor e patën Vuçiq edhe Radoiçiq

Arben Gashi i LDK-së kërkon rinumërimin e të gjitha votave

Kurti: Rashiq u kërcënua nga kryeterroristi Milan Radoiçiq

Nis rikonstruksioni i rrugës së Komanit, banorët: E kemi pritur prej vitesh këtë ditë

A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja