Komisioni i formuar nga Ministria e Drejtësisë sot ka vazhduar me revizion të sistemit të automatizuar informativ për menaxhim me lëndët gjyqësore (AKMIS) në Gjykatën Penale në Shkup.

Gjykatësi Llazar Nanev është emëruar kyretar i Komisionit, i cili është formuar pas rekomandimeve nga Rienhard Priebe për zbulimin eventual të keqpërdorimeve të sistemit informativ, i cili u shpërndanë lëndë gjykatësve, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ekspertiza e sistemit AKMIS në Gjykatën Penale të Shkupit filloi të enjten e kaluar.

Parashikohet që Komisioni të bëjë revizion të sistemeve elektronike në të gjitha gjykatat./Telegrafi/