Kanë kaluar gjashtë ditë prej se është raportuar si i zhdukur Beqir Malokaj nga Saradrani i Istogut. Kërkimeve për gjetjen e tij po u prinë njësitet e FSK-së, Policisë së Kosovës, Klubit Alpin “Podguri”, Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit, ambulanca dhe shumë qytetarë vullnetarë.

Sot, ekipeve kërkimore iu bashkua edhe kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati.


“Si institucion komunal, mbetemi të përkushtuar për çdo qytetar, duke ofruar mbështetje dhe praninë tonë aktive kudo ku ka nevojë”, ka deklaruar Ferati.

Në njoftimin e tij, ai theksoi mobilizimin e jashtëzakonshëm të forcave në terren dhe falënderoi të gjithë për angazhimin e tyre.

“Qëndrojmë me shpresë që ta gjejmë Beqirin, shëndosh e mirë”, ka shtuar ai.