LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë kërkimet për autorin e dyshuar për vrasjen e 18 personave në Lewiston, SHBA

Vazhdojnë kërkimet për autorin e dyshuar për vrasjen e 18 personave në Lewiston, SHBA

Policia vazhdon kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar për vrasjen e 18 personave dhe plagosjen e 13 të tjerëve, në qytetin Lewiston, në shtetin e Meinit, SHBA.

Qindra punonjës policie janë vënë në kërkim të 40 vjeçarit Robert Card, rezervist i ushtrisë amerikane, i trajnuar për përdorimin e armëve, i cili hapi zjarr rreth orës 7 të mbrëmjes me orën lokale, të mërkurën, në një bar sportiv.

Sipas të dhënave paraprake, ai kishte probleme të shëndetit mendor dhe i ishte nënshtruar një trajtimi për afro 2 javësh para disa muajsh. Nuk janë dhënë më tepër detaje mbi trajtimin apo gjendjen e tij.


Banorëve të Lewistonit, qyteti i dytë më i madh në shtetin e Meinit u është kërkuar të mbyllen në shtëpi. Edhe shkollat janë mbyllur.

“Është një ditë e errët për shtetin e Meinit”, tha guvernatorja Janet Mills në një konferencë për shtyp. “Robert Card cilësohet i rrezikshëm dhe i armatosur dhe policia këshillon që të mos i afroheni atij, në asnjë rrethanë”, shtoi ajo.

Policia gjeti një automjet të bardhë që dyshohet se Robert Card e përdori për të shkuar në qytetin e Lisbonës. Policia u kërkoi edhe banorëve në Lisbonë të qëndrojnë në shtëpi.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se në mëngjesin e sp enjten në të dyja qytetet kishte një qetësi të frikëshme, në rrugë shiheshin pak njerëz dhe pothuajse asnjë makinë.

Shumë biznese në qendër të qyteteve ishin mbyllur.

Policia tha se fillimisht u njoftuan të shtëna në një bar sportiv ku mbetën të vrarë 6 burra. Më pas, u regjistruan të shtëna në një restorant, 7 vetë humbën jetën. Tre të tjerë vdiqën në spital, si pasojë e plagëve të marra.

Presidenti Joe Biden shprehu ngushëllimet për atë që e cilësoi një ngjarje tragjike dhe u bëri thirrje republikanëve në Kongres për të bashkëpunuar në miratimin e ligjeve më të forta për armët.

Ky është rasti i 36 i vrasjeve në masë në Shtetet e Bashkuara gjatë këtij viti. /VOA/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Musk refuzon nominimin për Çmimin Nobel për Paqe: Nuk më duhet asnjë çmim

Musk refuzon nominimin për Çmimin Nobel për Paqe: Nuk më duhet asnjë çmim

Botë
Trump deklaron se ai dhe Putin mund të bëjnë diçka 'domethënëse' për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump deklaron se ai dhe Putin mund të bëjnë diçka 'domethënëse' për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë

Botë

"A doni që unë të shkoj të notoj?", Trump shkakton reagime të ashpra pas komenteve sarkastike mbi tragjedinë në Uashington

Amerika
Studentët bllokojnë tri ura në Novi Sad

Studentët bllokojnë tri ura në Novi Sad

Serbia
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Botë
Kalo në kategori