Manuel Neuer ka pranuar një gol, pas një pritje të dobët kundër Greqisë, gjë që ka bërë që kamerat të shkojnë drejt Marc-Andre ter Stegen.

Goditja nuk ishte e fuqishme dhe Neuer duhet ta kishte kapur topin lehtësisht me duar; por në vend të kësaj, ai bëri pritje, ku topi shkoi te Georgios Masouras i cili shënoi nga afër.


Menjëherë pas kësaj, kamera kapi fytyrën e Marc-Andre ter Stegen, i cili vazhdon të jetë rezervist te Gjermania.

Më herët, përzgjedhësi i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, konfirmoi se Manuel Neuer do të jetë portieri i parë në Euro 2024.

Kjo nuk i pëlqeu Ter Stegenit, i cili e quajti situatën "si të vështirë" pavarësisht se pranoi vendimin e Nagelsmann.

neuer

Ter Stegen nuk ka luajtur ende asnjë ndeshje të vetme në Kupën e Botës ose Kampionatin Evropian.

Euro 2024 do të zhvillohet në Gjermani nga 14 qershori deri më 14 korrik. Gjermania përballet me Skocinë, Hungarinë dhe Zvicrën në fazën e grupeve. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app